Autotech

Mazda 3 e re sportive, mund të arrijë së shpejti

Kompania e njohur japoneze e veturave, Mazda, gjeneratën e katërt të “3-shit” të saj e ka prezantuar vitin e kaluar në version Hatchback me 5 dyer si dhe në version klasik Sedan me 4 dyer.

Ndërkohë, nga kompania njoftohet se për gjeneratën aktuale të Mazda 3 nuk do të prezantojë versionin sportiv MPS, i cili në disa tregje njihet si Mazda Speed 3, por sipas informatave më të fundit nga ky prodhues japonez, thuhet se ka gjasa që një model i tillë “hyper” megjithatë, mund të shfaqet.

Sipas disa informatave të tjera, thuhet se Mazda e re sportive mund të dalë në shitje gjatë vitit 2021 me motor benzinë 2.5-litër Turbo dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Qendra e Mazdës në Los Anxhelos tashmë ka krijuar konceptin, i cili aktualisht është nën vlerësimin e qendrës së kësaj kompanie në Hiroshima, Japoni. 

Gjithashtu, pritet të Mazda 3 e re sportive të vijë me eksterier “agresiv”, rrotat më të mëdha nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e frenave më të mirë si dhe interier sportiv.