Bota

Mbahet ceremonia shtetërore për viktimat e urës Morandi

Pas rrëzimit së urës Morandi, autoritetet italiane vendosën që viktimat e tragjedisë tëpërcillen me ceremoni shtetërore mortore.

Autoritetet italiane zhvilluan sot ceremoninë shtetërore mortore për viktimat e urës Morandi.

Kjo ceremoni u zhvillua për 18 nga viktimat, pasi familjarët e viktimave të tjera nuk pranuan duke zgjedhur të zhvillojnë ceremoni private.

Numri i viktimave ka arritur në 41.

Mbi arkëmortet ishin vënë sot flamuj kombëtarë, pellushe, bluza dhe sende të tjera personale të viktimave, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.

Për të gjitha ato autoritetet kishin vendosur kurora me tërndafila të bardhë.

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit të vendit, Sergio Mattarella, të presidentit të Senatit dhe Dhomës së Ulët të parlamentit, Casellati dhe Fico, të kryeministrit Conte dhe të arkipeshkvit të Gjenovës, Angelo Bagnasco