Kosova
Mbetjet e kurbanëve hedhen në lumin Ibër!
Para tri ditësh u festua festa e Kurban Bajramit, një festë fetare për myslimanët. Kjo festë karakterizohet me therjen e kafshëve të caktuara për kurban.
Ashtu si në shumë vende të tjera të botës, edhe në Kosovë shumë kosovarë kanë therur kafshë për kurban.
Në lidhje me këtë, ka pasur shumë herë kritika për vendin e therjes së kafshëve për kurban, pasi ato theren në vende të papërshtatshme, me saktësisht, në rrugë dhe trotuar.
Por, kjo nuk mbaron me kaq. Kjo pasi pas therjes së kafshëve, mbetjet e kafshëve të therura hedhen në vende të papërshtatshme dhe jo të lejuara me ligj, në vende ku ndotin ambientin.
Siç shihet në foto, disa qytetarë i kanë hedhur mbetjet e kafshëve në lumin Ibër në Mitrovicë, përcjell albinfo.ch.
Kështu të paktën qarkullojnë disa fotografi në rrjetet sociale, derisa nuk kanë munguar edhe komentet e shumta, pasi nuk ndërmerret asgjë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor














