Kosova
Mbi 1 mijë thirrje të qytetarëve për t’u ankuar lidhur me ngritjen e çmimeve
Ministrja e Tregtisë, Ekonomisë, Punësimit, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, tha se në Qendrën e Thirrjeve për Konsumatorë janë pranuar afro 1 mijë thirrje, të cilat u janë adresuar institucioneve relevante të zbatimit të ligjit.
Shumica e këtyre thirrjeve kishin të bënin me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat i janë adresuar institucioneve relevante për zbatimin e ligjit.
“Ankesat në përgjithësi kishin të bënin me ngritjen e çmimit në mënyrë të menjëhershme dhe pa kritere. Në përgjithësi, të çmimeve për produktet ushqimore”, shtoi Hajdari.
Ministrja tha se po ashtu inspektorët e punës që janë në terren dorëzojnë raportet dy herë në ditë lidhur me ecurinë e punës.
“Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste dhe nga këtu janë gjetur në mbi 30 shkelje kryesisht të ngritjes së çmimeve. Për të adresuar këto shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja.
Ajo po ashtu bëri të ditur se Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime dhe shkeljet janë hasur në përgjithësi në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe në mosrespektim të distancës së rekomanduar.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













