Shqipëria
Mbi 1 milion pasagjerë vetëm në qershor në Aeroportin e Tiranës
Aeroporti është përgatitur për fluksin e sezonit veror, ku pritet që shifrat të tejkalojnë edhe ato të vitit të kaluar
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton për një trend në rritje të qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara nga TIA, vetëm gjatë muajit qershor 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur 1.147.866 pasagjerë, një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin maj.
Gjatë së njëjtës periudhë janë kryer 6830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Destinacionet më të kërkuara mbeten qytetet italiane dhe britanike, me Milanon, Londrën, Romën, Bolognën dhe Venecian që kryesojnë listën e preferencave të udhëtarëve.
Përveç rritjes së numrave, TIA ka shtuar edhe linja të reja direkte gjatë periudhës prill–qershor 2025, duke forcuar lidhjet me destinacione të reja evropiane. Linjat e reja përfshijnë Nantes dhe Bordeaux në Francë, Larnaca në Qipro, si dhe Málaga dhe Malta.
TIA mbetet e përkushtuar ndaj zgjerimit të lidhjeve rajonale dhe përmirësimit të përvojës së pasagjerëve.
Aeroporti është përgatitur për fluksin e sezonit veror, ku pritet që shifrat të tejkalojnë edhe ato të vitit të kaluar. Me ardhjen e turistëve të huaj dhe udhëtimet e pushuesve shqiptarë jashtë vendit, TIA po renditet ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror në rajon në dy vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












