Shkurt.ch
Mbi 10 mijë gra protestojnë në Cyrih kundër diskriminimit
Me gjësende të thurura vetë, kapela ngjyrë rozë, me “veshë maceje” dhe me transparente të shumëngjyrshme ato kanë protestuar kundër seksizmit dhe për më tepër barazi,
Moti me shi që ka mbajtur të shtunën nuk i ka penguar më shumë se dhjetë mijë demonstrues, shumica prej tyre gra, që të marrin pjesë në “Marshin e Grave”, duke parakaluar rreth qendrës së qytetit të Cyrihut.
Me gjësende të thurura vetë, kapela ngjyrë rozë, me “veshë maceje” dhe me transparente të shumëngjyrshme ato kanë protestuar kundër seksizmit dhe për më tepër barazi, shkruan srf.ch. Ngjyrat si lila, rozë dhe vjollce kanë qenë ngjyrat dominuese në këtë mars protestues.
Shumë nga pjesëmarrëset kanë bartur në kokë kapelat karakteristike (pussyhats) të thurura nga vetë ato. Këto kapela janë bërë në një mënyrë si simbol i lëvizjes protestuese për barazi, kundër diskriminimit dhe seksiszmit. Vetë emri i kapelës është aluzion me një shprehje seksiste të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij presidenciale, që ka nxitur reagime të grave në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












