Jeta në Zvicër
Mbi 100 deputetë të djathtë kundër iniciativës “Ecopop”
Edhe pse me emrin “Ecopop”, iniciativës i mungon dimension i ekologjik. “Ecopop nuk është iniciativë për mbrojtjen e ambientit”
Iniciativa “Ecopop” për të cilën zviceranët do të votojnë më 30 nëntor ka ngjallur reagime në shtresa të ndryshme të shoqërisë, ka bërë bashkë së fundi edhe partitë e djathta të përfaqësuara në parlamentin nacional. Sot një komitet prej mbi 100 deputetësh të të gjitha partive e ka prezantuar para medieve në Bernë qëndrimin e tij të qartë kundër iniciativës. Partitë në fjalë janë CVP/PDC, FDP/PLR, GLP, SVP/UDC BDP dhe EVP .
“Absurde dhe të dëmshme” e kanë cilësuar ata këtë iniciativë, e cila, sipas tyre është më e dëmshme se ajo kundër migrimit masiv, e SVP/UDC-së. Kjo për faktin se Ecopop ndryshe nga ajo, nuk i lë fare hapësirë të lirë veprimi qeverisë.
“Në rast miratimi, marrëveshjet bilaterale jo vetëm që do të rrezikoheshin por ato do të hiqeshin fare nga rendi i ditës”, ka thënë deputeti i BDP-së, Hans Grunder.
Iniciativa nuk i kushton fare kujdes situatës ekonomike dhe politike të Zvicrës, ka thënë deputeti i CVP/PDC nga Gjnevea Gössi.
Ndërsa deputetja e Partisë Liberale të Gjelbër (GLP) Tiana Moser ka theksuar se edhe pse me emrin “Ecopop”, iniciativës i mungon dimension i ekologjik. “Ecopop nuk është iniciativë për mbrojtjen e ambientit”, ka thënë ajo.
Ecopop parasheh që ta kufizojë migracionin në 0.2 për qind në vit. Ndërsa 10 për qind e ndihmave që u jep Zvicra vendeve tjera për zhvillim, duhet të orientohen për planifikimin vullnetar të familjes në vendet e përmendura.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












