Shkurt.ch
Mbi 1000 të huaj “Pa letra” kanë fituar Vizën B
Si kusht për të fituar këtë leje, familjet që kanë fëmijë në shkollim, duhet të jenë duke banuar së paku pesë vite në Gjenevë. Çiftet pa fëmijë ose individët pa familje, duhet të jenë së paku dhjetë vite duke jetuar në Gjenevë
Një vit nga fillimi i realizimit të projektit “Papyrus” autoritetet e Gjenevës kanë nxjerrë një bilanc të ndërmjetmë pozitiv”. Ky aksion, unik në gjithë Zvicrën, konsiston në legalizimin ose dhënien e dokumenteve të huajve pa qëndrim legal në Zvicër, gjegjësisht atyre që njihen si “Sans papiers” (pa letra), shkruan albinfo.ch, duke iu referuar agjencisë së lajmeve SDA.
Nga fillimi i aksionit, rreth një vit më parë, më shumë se 1000 persona “Sans Papiers” (1093 sish) kanë fituar një leje të rregullt qëndrimi, Viën B në Zvicër. Prej tyre 400 janë fëmijë.
Si kusht për të fituar këtë leje, familjet që kanë fëmijë në shkollim, duhet të jenë duke banuar së paku pesë vite në Gjenevë. Çiftet pa fëmijë ose individët pa familje, duhet të jenë së paku dhjetë vite duke jetuar në Gjenevë, gjegjësisht në Zvicër.
Por, për të realizuar legalizimin, autoritetet nisen nga kërkesat e bëra nga kantoni dhe nga Sekretariati Shtetëror për Migracion, transmeton albinfo.ch. Gjithnjë në përputhje me kriteret që parashohin institucionet në fjalë bëhet edhe legalizimi. Dhe ai ka për synim në instancë të fundit eliminimin e punës në të zezë dhe dumpingut, fenomene këto që lidhen më shpesh me personat pa letra.
Deri në përmbyllje të projektit, që është në fund të dhjetorit 2018, pritet që numri i “Sans Papiers”- eve të legalizuar të arrijë në 2000.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













