Lajme

Mbi 20 mijë raste të reja me Covid në Gjermani

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19, ku ka regjistruar mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 20,407, në 2,930,852, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 306 në 77,707, treguan shifrat.