Koronavirusi: çast pas çasti
Mbi 20 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë
Mbi 20 milionë ka arritur numri i të infektuarve në botë nga koronavisuri i ri.
Pandemia e koronavirusit të ri u shpall në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Rastet e para u paraqitën për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën dhe OBSH-në se kanë fshehur të dhënat për bartjen e virusit nga njeriu në njeri, në fillimet e paraqitjes së tij.
Më shumë se një e katërta e rasteve të botës janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka shënuar më shumë se 163,000 njerëz të vdekur nga COVID-19.
Brazili dhe India kanë rekordet më të larta – 3 milionë të infektuar përkatësisht 2.2 milionë, sipas raportit nga Universiteti Johns Hopkins, me seli në SHBA.
Pandemia gjithashtu e ka goditur Meksikën, e cila ka shënuar 53,000 vdekje.
OBSH-ja ka thënë se për të adresuar pandeminë në mënyrë efektive, udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e reja.
OBSH-ja ka thënë se 165 vaksina janë duke u zhvilluar në gjithë botën, dhe gjashtë prej tyre deri më tani duke arritur fazën e 3-të të vlerësimit klinik.
Në disa shtete evropiane janë vendosur masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore Këshilli i Madh miratoi rishikimin e ligjit të lëvizshmërisë!... -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara”













