Lajme

Mbi 22 mijë raste të reja me Covid në Gjermani

Autoritetet shëndetësore gjermane kanë publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 22,657, në 2,713,180, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit për 228, në 75,440, treguan shifrat.