Lajme
Mbi 3 mijë qytetarë nga Peja hoqën shtetësinë e Kosovës
Së paku 3 mijë e 300 shtetas nga Komuna e Pejës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës në11 vjetët e fundit.
Vitin e kaluar rreth 100 mërgimtarë nga kjo komunë kanë paraqitur kërkesë për lirim nga shtetësia. Ky numër i kërkesaveështë më i ulët se vitin paraprak, por në zyrën e ofiqarisënë Pejë shprehen të sigurt sepo të mos ishte pandemia ky numër do tëkishte qenë shumë më i lartë.
Mërgimtarët nga Komuna e Pejës vazhdojnë të zgjedhin mes dy shtetësive, atë të shtetit të huaj ku jetojnë. Dhe kjo kryesisht po bëhet edhe për shkak të mundësisë së lëvizjes më të lehtë me pasaportën e atdheut të ri.
Gjatë vitit 2020, siç tregon shefi i zyrës së ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi, janëdorëzuar 97 kërkesa për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës, dhe kryesisht kanë dominuar kërkesat e mërgimtarëve që jetojnë në vendet ku nuk lejohet dyshtetësia, si në Gjermani, Austri, Norvegji e të tjera.
Thaqi beson se ky numër vitin e kaluar për lirim nga shtetësia do të ishte më i lartë, po të mos kishte qenë situata e krijuar nga pandemia.
“Shkaku i pandemisë me të vërtetë ka qenë arsyeja jo vetëm e këtij numri, të këtij shërbimi që kryhet, mirëpo edhe në përgjithësi puna e gjendjes civile ka qenë përafërsisht 50 për qind më e vogël sesa vitet e kaluara”.
Sipas të dhënave të kësaj zyre,që nga viti 2009 e deri në fund të vitit 2020 kanë hequr dorë prej shtetësisë së Republikës së Kosovës së paku 3 mijë e 300 shtetas nga Komuna e Pejës.
Në nivel vendi, gjatë vitit 2020, bazuar në raportin e Divizionit të Shtetësisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga shtetësia e Kosovës janë liruar 3 mijë e 633 qytetarë.
Kurse, që nga viti 2009 e deri në fund të vitit 2019, mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës janë liruar nga shtetësia e Kosovës./Koha.net
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor