Lajme
Mbi 32 mijë raste pozitive, gjatë 24 orëve në Gjermani
Referuar statistikave, në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 802 persona si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 28.770, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 32.195 pacientë, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka arritur në 1.587.115.
Duhet theksuar se të mërkurën Gjermania regjistroi rekord të rasteve të vdekjes nga COVID-19 brenda një dite. U regjistruan 962 raste të vdekjes.
Nga ana tjetër, të mërkurën numri i të infektuarve të rinj ishte më i ulët, 27.968, në krahasim me 24 orët e fundit.
Nga RKI-ja gjatë javës është thënë se varianti i ri i koronavirusit, që është zbuluar në Britani së fundi, ekziston me gjasë edhe në Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













