Lajme
Mbi 32 mijë vizitorë gjatë majit në hotelet e Kosovës, 63 për qind prej tyre, të huaj
Numri i vizitorëve gjatë muajit maj 2022 ishte 32,444, prej të cilëve rreth 63 për qind ishin të jashtëm.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë, maj 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 32,444, prej të cilëve 37.12 për qind ishin vendorë dhe 62.88 për qind ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 50,247, prej tyre 32.1 për qind nga vendorët dhe 67.9 për qind nga të huajt”, thekson ASK, përcjell Telegrafi.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 15,223 vizitorë dhe 24,358 net-qëndrime, ndjekur nga Prizreni dhe Peja.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania.
Për këtë muaj, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. /Telegrafi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












