Bota

Mbi 7 mijë emigrantë drejt SHBA-ve

Karvani me emigrantë amerikanoqendrorë që është drejtuar për në SHBA përbëhet nga më shumë se 7000 persona, njoftoi sot zëdhënësi i OKB-së, Farhan Aziz Haq, duke cituar një vlerësim të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

“Karvani përbëhet nga 7233 persona, ku shumica kanë për synim të vazhdojnë marshimin e tyre drejt veriut”, deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojnë që ata të trajtohen me respekt dhe dinjitet, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.

Farhan Aziz Haq thkesoi se OIM-ja dhe Komisariati i Lartë (HCR) i OKB-së janë mobilizuar për të dhënë asistencë për këta emigrantë.