Integrimi
Mbi 800 migrantë shpëtohen në det
Me qindra migrantë nga vendet e Mesdheut janë shpëtuar prej së enjtes nga rojet bregdetare italiane
Misioni i parë i shpëtimit nisi të enjten, kur rojet bregdetare italiane diktuan dhe kapën 520 vetë në pesë varka të ndryshme.
Autoritetet italiane në bazë të njoftimit të tyre iu përgjigjen një telefonate emergjence të dërguar nga një celular prej njërës prej varkat, e cila ishte ende në ujërat e Libisë,
Një grup tjetër me afërsisht 78 migrantë u shpëtua nga një anije tregtare në të njëjtën ditë, raportojnë agjencitë e lajmeve, transmeton DW.
Midis së premtes dhe të shtunës, flota ushtarake detare gjithashtu shpëtoi dy varka gome, secila me 90 dhe 100 pasagjerë në bord, midis tyre fëmijë dhe gra shtatzëna.
Varkat qenë nisur nga kryeqyteti i Libisë, Tripoli dhe u ndaluan midis 50 dhe 100 km larg bregdetit libian.
Italia i dha fund në tetor misionit të saj të kërkimit dhe shpëtimit “Mare Nostrum”, pasi shpëtoi jetët e më shumë se 100.000 migrantëve në më pak se një vit.
Operacioni i drejtuar nga BE “Triton” tani ka marrë përsipër misionin e kontrollit të kufijve, i cili ka si objektiv vetëm të ndërmarrë operacione shpëtimi, po të jetë e nevojshme.
Italia e nisi misionin e shpëtimit në det në 2013-ën, pasi më shumë se 360 azilkërkues afrikanë u mbytën kur varka e tyre e tejmbushur u fundos në afërsi të ishullit italian të Lampeduzës.
Italia kishte shpenzuar 100 milionë euro në këto operacione shpëtimi në det.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













