CH-Ballkani

Mbi 90 mijë shqiptarë qëndrojnë në Gjermani, përkundër refuzimit të azilit

Shumica e tyre refuzojnë dëbimin për arsye sepse shmangin fluturimet ajrore, për arsye mjekimi, ndërsa ka edhe raste kur emigrantët nuk kanë vend origjine, shkruan jungefreiheit.de.

 

Autoritetet gjermane vitin e kaluar kanë dëbuar dyfish më shumë azilkërkues sesa dy vite më parë. Megjithatë, shumë emigrantë edhepse nuk e fitojnë të drejtën e azilit ata gjejnë metoda dytësore për të shmangur dëbimin në vendet e origjinës.

Shumica e tyre refuzojnë dëbimin për arsye sepse shmangin fluturimet ajrore, për arsye mjekimi, ndërsa ka edhe raste kur emigrantët nuk kanë vend origjine, përcjell albinfo.ch.

Në këtë periudhë në Gjermani jetojnë 700 mije të huaj të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit. Mes tyre: 81.450 turq, 75.643 afganë, 70.932 banorë të Kosovës, 51.975 serbë, 17.290 maqedonas, 14.214 shqiptarë, 12.258 polakë dhe 7.140 rumunë. Interesant se Polonia dhe Rumania janë pjesë e Bashkimit Europian.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve është mbi 90 mijë, po të krahasohen shifrat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.