Sport
Mbrëmje boksi për diasporën!
Në kohën kur shumë bashkatdhetarë kanë ardhur për pushime, në Pejë do të zhvillohet një mbrëmje e madhe e boksit, ku do të ngjiten në ring Shpëtim Shala, Faton Vukshinaj, por edhe disa boksierë tjerë
Të premten më 28 korrik në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës do të zhvillohet një mbrëmje e madhe e boksit, ku do të boksojnë Shpëtim Shala, Faton Vukshinaj, por edhe disa boksierë tjerë, raporton albinfo.ch.
Shpëtim Shala është boksier profesionist nga Peja, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, derisa do të zhvillojë duelin e 25-të profesionist. Ai jo rastësisht do të ndeshet në këtë kohë, pasi shumë bashkatdhetarë vijnë për pushime në këtë kohë. “Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit është koha kur në Pejë dhe në mbarë Kosovën gjinden më së shumti bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, prandaj e vendosa që duelin tim të radhës ta zhvilloj atje dhe jam shumë i lumtur se kjo po bëhet e mundur. Shpresoj që salla të jetë e stërmbushur dhe të kemi një mbrëmje të bukur sportive”, është shprehur Shala, 31-vjeçar.
Shala i cili kësaj radhe do të garon në kategorinë super të mesme, do të ketë për kundërshtar 33-vjeçarin Chiotcha nga Malawi i Afrikës, një shtet i cili e ka njohur Kosovën kohë më parë. Chiotcha është Nr. 1 në këtë kategori në Malawi dhe me 21 duele profesioniste edhe ai e sjell një provojë të mirë më vete, njoftojnë organizatorët.
Në duelin e dytë kryesor të mbrëmjes do të ngjitet në ring boksieri shqiptar me prejardhje nga Prizreni, i cili është i lindur dhe jeton në Bazel të Zvicrës, fjala është për 26-vjeçarin Faton Vukshinaj.
Pas gjithsejtë 70 dueleve në boksin amator si dhe në kikboks, ku arriti të bëhet edhe kampion bote, Vukshinaj ka kaluar në disiplinën më të lartë të sporteve luftarake, në boksin profesionist më 4 shkurt 2017 dhe nga ajo ditë deri tani i ka zhvilluar tre duele, i ka arritur tre fitore dhe të gjitha me nokaut.
Vukshinaj është një shpresë e madhe e peshave të mesme (72 kg) i cili krahas goditjes të fuqishme që e ka, posedon edhe aftësi ta hatashme teknike dhe cilësohet për qëndrueshmëri të fortë edhe ndaj kundërshtarëve të nivelit botëror. Në Pejë, Vukshinaj ndeshet me kundërshtarin Limbani Masamba, po ashtu nga Malawi. Masamba ka përvojë shumë më të madhe se Vukshinaj në boksin profesionist, 11 fitore, 8 humbje, pra gjithsejtë 19 duele karshi Vukshinaj me tre duele profesioniste.
Pos Shalës dhe Vukshinaj në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa duele të tjera atraktive, me Bernardin Jakaj, Edonis Beqiri etj. Gjithsesi një mbrëmje e shkëlqyer për boksdashësit e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë të cilët gjinden në pushime në vendlindjen e tyre dhe mund të kalojnë disa orë të bukura sportive në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Korrik 2017
- Ora18:00
- Data e përfundimit28 Korrik 2017 - 23:00
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove













