Futboll
Mbrëmje e madhe e futbollit në Prishtinë
Anglia është kombëtarja më e madhe që ka zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”
Sonte është një mbrëmje e madhe e futbollit në Prishtinë. Kosova do të përballet me Anglinë nga ora 18:00, shkruan albinfo.ch.
Dardanët pas humbjes nga Çekia nuk kanë më gjasa nga kualifikimet, derisa anglezët e kanë siguruar kualifikimin tutje dhe ndeshja e sotme pritet të jetë spektakël.
Anglia është kombëtarja më e madhe që ka luajtur ndonjëherë në Prishtinë. E veçanta e kësaj përballje është edhe mikpritja për skuadrën mysafire dhe tifozët e saj.
Për dallim nga Mali i Zi dhe Bullgaria, ku ishin ofenduar, në Prishtinë janë pritur me miqësi të jashtëzakonshme.
Kosova ende nuk ka pësuar humbje në “Fadil Vokrri”, derisa optimist është shfaqur trajneri zviceran i Kosovës, Bernard Challandes. “Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme, sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë. Para kualifikueseve, nëse ju kujtohet, ju thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, deklaroi Challandes.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur fjalë të mira për vendësit. “Me rëndësi është që sot do të ketë festë për Kosovën. Më vjen keq që Kosova humbi shanset që të kualifikohet në Euro 2020 përmes kualifikueseve. Por, kjo do të thotë se lojtarët do të luajnë pa presion. Ata nuk patën mundësi që të arrijnë një rezultat historik. Jemi pritur në mënyrë të shkëlqyer dhe besoj se ashtu do të jetë edhe në fushë. Presim me padurim që të shohim një atmosferë të mirë, mbështetje. Ka pasur mbështetje në rrjetet sociale, parulla të shumta, e presim këtë edhe sot.
Nuk jam befasuar kur Kosova e mposhti Çekinë. Ka zhvilluar lojë të jashtëzakonshme. Ekipi i Kosovës ka besim të madh, edhe pse ka pasur dëshpërim pas humbjes ndaj Çekisë. Besoj që do të kenë reagim dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Anglisë”, deklaroi Southgate.
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













