Lajme
“Mbrëmje shqiptare” në sheshin e qytetit Renens, Vaud
Në bashkëpunim me albinfo.ch, mbrëmja shqiptare organizohet nga qyteti Renenes, Kantoni Vaud në kuadrin e aktiviteteve "événement Piazzetta", Renens
Këtë të shtunë, më 21 gushtë në sheshin kryesor të qytetit Renens të kantonit Vaud, organizohet Mbrëmja shqiptare me animim muzikor, dhe me pjesëmarrje të shoqatave shqiptare aktive të regjionit.
Programi fillon në orën 18h45 duke vazhduar pastaj me shfaqjen e filimit « ZVICRA » të realizuar nga Fisnik Maxhuni, Benoît Goncerut, në vitin 2018 , Zvicër, 60 min. (Frëngjisht, 8/12 vjet).
Ky dokumentar kërkon të nxjerrë në pah kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të rimarra në një shoqëri që më shumë se kurrë i është përkushtuar përshtatjes me emigracionin që është në rritje të vazhdueshme.
Duke u dhënë fjalën 7 personazheve me origjinë shqiptare-kosovare, mundësohet të dëgjohet kjo pjesë e brezit që i takon « Zvicrës së re » secili duke sjellë perspektivën e vet mbi këtë çështje.
Progami është i hapur për të gjitha grup moshat dhe falas.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror















