CH-Ballkani
Mbyllet rruga ballkanike për refugjatët
Nga mesnata nuk do të pranojnë më shumë refugjatë qendrat e emigrantëve të pritjes në Gjevgjeli, në kufirin Maqedoni-Greqi, raportojnë mediat në Shkup.
Kjo është për shkak të vendimit të Sllovenisë, Serbisë dhe Kroacisë për të mos pranuar më shumë refugjatë pa viza të vlefshme dhe pasaporta, në bazë të vendimit për të zbatuar një regjim të ri në zonën e Shengenit, që praktikisht ka mbyllur rrugën ballkanike.
Në kampin Tabanoc tani banojnë 1,050 persona dhe me ata të zonës kufitare, numri i përgjithshëm i refugjatëve shkon në 1.500 njerëz.
UNHCR tha se nuk ka probleme me ushqim, batanije, por me kushte shumë të vështira, refugjatët janë të vendosur jashtë, në shi dhe në të ftohtë.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, tha se kanë aplikuar disa masa për refugjatët dhe emigrantët që do të harmonizohen me ato të BE-së dhe do të zbatohet në mënyrë reciproke në kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë.
Që nga fillimi i vitit nëpër territorin e Maqedonisë kanë kaluar mbi 50 mijë emigrantë. Ata me trena specialë barten nga kufiri me Greqinë drejt atij me Serbinë, prej nga vazhdojnë rrugëtimin drejt destinacionit të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












