Bota
Mbyllja e rrugës ballkanike zvogëlon fluksin e refugjatëve në Gjermani
Në mars kanë ardhur vetëm 20.000 refugjatë në Gjermani, krahasuar me muajin shkurt ku erdhën rreth 60.000 mijë vetë, rënia është e dukshme
Numri i refugjatëve që kanë hyrë në Gjermani ka pasur një rënie të theksuar pas mbylljes së itinerarit ballkanik. Megjithatë ende nuk mund të flitet për prognoza të sigurta. Një valë e re refugjatësh nga Afrika është gati drejt Europës.
Gjatë marsit në Gjermani kanë ardhur dukshëm më pak azilkërkues se në muajt e fundit të këtij viti e të vitit të kaluar. Njoftimin e dha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere në Berlin duke iu referuar të dhënave nga sistemi i ashtuquajtur, EASY-System -për regjistrimin e të dhënave i Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF), shkruan dw.de. Në mars kanë ardhur vetëm 20.000 refugjatë në Gjermani, krahasuar me muajin shkurt ku erdhën rreth 60.000 mijë vetë, rënia është e dukshme – në janar sistemi EASY regjistroi 90.000 vetë, ndërkohë që vetëm në dhjetorin e vitit të kaluar erdhën 120.000 vetë në Gjermani.
Policia Federale Gjermane ka regjistruar nga muaji janar deri në mars gjithsej rreth 107.000 vetë në kufirin gjerman, thotë ministri i Brendshëm gjerman, de Maiziere. “Edhe këtu tendenca është në rënie të dukshme. Në mesataren ditore tani qëndrojmë me rreth 200 vetë në ditë”, thotë politikani i CDU-së. Megjithatë është ende shumë herët për të dhënë një prognozë për të gjithë vitin në vazhdim. “Ne ende nuk e dimë se si do të ecë në vazhdim zbatimi i marrëveshjes së Bashkimit Europian me Turqinë e Greqinë. Po ashtu nuk mund të llogaritet me saktësi se në cilat itinerare të tjera mund të lëvizin refgjatët.” Megjithatë ministri i Brendshëm gjerman bëri një bilanc pozitiv të muajve të fundit: “Masat e marra nga ne po japin efektin e tyre”, tha ai.
Pritet valë e re refugjatësh nga Afrika?
Numri i kërkesave të regjistruara të azilit dallon nga numri i ardhjes së refugjatëve. Që nga fillimi i vitit kanë bërë kërkesë për azil rreth 181.000 vetë, dy herë më shumë se në tre muajt e ardhshëm të vitit 2015, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane. Në janar Zyra Federale, BAMF pranoi 50.000 kërkesa, në shkurt rreth 66.000 kërkesa, ndërsa në mars 58.000 kërkesa. BAMF, një institucion që ka një mal me kërkesa të patrajtuara ka rritur ndjeshëm numrin e personelit.
Ndërkohë ministri gjerman për Zhvillimin, Gerd Müller ka deklaruar se eventualisht së shpejti mund të pritet një valë refugjatësh nga Afrika në Europë. “Sipas informacioneve tona, vetëm në Libi presin 100.000 deri në 200.000 afrikanë nga shtetet në jug të Saharasë për një mundësi kalimi në Europë”, tha ministri për gazetën e Düsseldorfit, “Rheinische Post”. Bandat e kontrabandistëve janë vënë ndërkohë “plotësisht në veprim”. Politikani i CSU-së shikon nevojë urgjente veprimi. “Qeveria libiane ka nevojë për autoritet, institucione, trajnimin e policisë dhe zgjerimin e rojes bregdetare.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër














