Lajme
Më 23 maj, OKB-ja e voton rezolutën për Srebrenicën
Bëhet e ditur se draft-rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, u tha në ueb-faqen e këtij institucioni.
Rezoluta e propozuar mëton të shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase.
OKB-ja, siç thuhet në tekstin e rezolutës, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore, duke zhvilluar programe ët përshtatshme, por po ashtu si shenjë të kujtesës, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve dhe kryerja e gjenocidit në të ardhmen”.
Sipas rezolutës së propozuar, OKB-ja “dënon pa rezerva veprimet që madhërojnë ata që janë dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë edhe përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë”.
Në tekst po ashtu theksohet rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicës, në mënyrë që ata të varrosen në mënyrë të dinjitetshme, dhe bëhen thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale për kryesit e gjenocidit në Srebrenicë, të cilët ende nuk janë përballur me drejtësinë.
Rezoluta u bën thirrje “të gjitha shtetet që të respektojnë obligimet e tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke respektuar vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë [GJND]”.
Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i kërkohet “të themelojë një program informues të titulluar ‘Gjenocidi në Srebrenicë dhe OKB-ja’”, që do të niste me aktivitete dhe përgatitje për 30-vjetorin e gjenocidit më 2025, duke i kërkuar po ashtu sekretarit që t’ua tërheqë vëmendjen të gjitha shteteve anëtare të kësaj rezolute, organizatave të OKB-së dhe atyre të shoqërisë civile që të tregojnë respektin e duhur”.
Po ashtu, rezoluta e OKB-së “u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare e rajonale dhe shoqërisë civile, përfshirë organizatave joqeveritare, institucioneve akademike dhe pjesëmarrësve të tjerë të rëndësishëm që të shënojnë Ditën Ndërkombëtare, përfshirë edhe shënime të veçanta dhe aktivitete për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë më 1995, si dhe edukimin e aktivitetet e duhura për të rritur ndërgjegjësimin publik”.
Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, pasi këto dy shtete bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës për Srebrenicën.
Më pas, 32 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara u bënë “bashkësponsorizuese”, si vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të OKB-së.
Për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë të paktën 8.372 boshnjakë, dhe për krimet e tjera të kryera në këtë rajon, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.
Në mesin e të dënuarve janë edhe presidenti i Republikës Sërpska në kohën e luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë














