Lajme

Me arbëreshët, në Kalabri dhe Sicili

Të vizitosh arbëreshët në Itali nuk është vetëm thjesht një vizitë, është takim me një pjesë të kombit tënd, një histori e tij e vjetër me gjithë krenarinë dhe tragjiken e saj. Është mësim i secilit mbi historinë kombëtare, aty ku takon gjakun e shprishur arbëror i cili jeton akoma shekujve me gjithë mallin për Mëmëdhe me lotin arbëresh.

Vizitën në Kalabri e filluam në fshatin e njohur arbëresh Frascineto – Frashëri me të mirënjohurin Atë Antonio Belushi. Rruga e shtruar me rrasa guri, muret e gurta të shtëpive përplot terrasa. Takimi i parë ishte me Michaelo Grekon dhe shtëpinë e tij me bibliotekën e pasur.

Të nesërmen na priti Atë Antonio Belushi, një veprimtar i njohur arbëresh, i cili kontribuon shumë për gjithë kombin. Ai dha ndihmë të madhe edhe për Kosovën me zërin e tij deri në Kongresin Amerikan.

Jeni vëllezërit e mi. Më bëhet zemra mal që ju takoj!

Shtëpia e tij ishte më shumë se një shtëpi. Ishte muze etnografik, ishte arkiv, mbi të gjitha ishte bibliotekë e pasur me libra e gazeta të ruajtura prej shumë viteve. Biblioteka e Atë Antonio Belushit të kujtonte më shumë arkivat e njohura, sesa thjesht një bibliotekë. U mahnitëm me arkivimin e shtypit shqiptar gjithandej globit me aq saktësi e respekt.

“Kur ne jemi të bashkuar, Skënderbeu vjen nga qielli”, një simbolikë në partiturën e trashëguar me motive arbëreshe, ku figura e Gjergj Kastriotit kalon vargjeve në sfera mitike.

Prej  200 “katuneve” arbëreshe, para gjysmë shekulli, tani kanë ngelur edhe 50 prej tyre ku ruhen akoma traditat dhe deri diku edhe gjuha arbëreshe”.

Katuni Çifti, Kalabri

Katuni Çifti, Kalabri

Fshati Çifti (Civito) pak kilometra larg nga Frashëri. Pamja madhështore e fshatit ishte mahnitëse, me Sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Mes dy thepisjeve shkëmbore rridhte lumi i rreptë mbi të cilin qëndronte Ura e Djallit, një mrekulli arti mes natyrës.

Çifti i njohur i pasazheve të paharruara dhe festivaleve të organizuara nga banorët e tij, mes tyre më i njohuri festivali “Vallja” në pranverë gjatë ditëve të festës së Pashkëve. Ky festival i njohur tërheq vizitorë nga e gjithë Italia, kohëve të fundit, edhe nga diaspora shqiptare dhe Mëmëdheu.

Askund nuk është ruajtur dhe kultivuar dashuria dhe respekti ndaj Heroit Kombëtar sikurse tek arbëreshët. Kjo shihet në çdo hap: në sheshet qendrore të fshatrave arbëreshe me emrin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shoqëruar me bustin e tij, qoftë: në rrugë, shkolla, biblioteka, muze, shtëpi, kudo…

 

Qyteza arbëreshe Kastërnexhi në provincën e Cosenza-s në Kalabri, në lartësi mbidetare mbi 800 metra. Pamje nga pjesa perëndimore.

Në çdo cep takoje arbëreshë, krenarë mbi origjinën e tyre, edhe pse shumë nga ata dinin fare pak fjalë arbëreshe, por flisnin në gjuhën e vendit. Në rrugë e sipër përjetuam pamje të mrekullueshme të tokës kalabreze të mbjellë me ullinj dhe fruta të tjerë mesdhetarë, kullosa të pasura rrëze bjeshkëve.

Shën Konstandini Albaneze, katund arbëresh shekullor, në mbrëmje

Në Sicili është interesante të vizitohet qyteza arbëreshe Pallaci apo Palazzo Adriano në rrethinën e Palermos, vendlindja e tre brezave të shkrimtarëve dhe figurave madhore Darajve. Gavrill Dara, Gavrill Dara i Ri. Ata ishin rilindës të shquar që i dhanë shpirt kombit edhe përtej detit. Tani arbërishtja ishte tretur, por kishte ngelur tradita kombëtare e shpirtërore në qëndrim e në kostumet tradicionale arbëreshe në muze, kisha, festa, ndërtesa publike e private. Festat e vjetra shekullore janë ruajtur bashkë me legjendat arbëreshe e shqiptare. Aty para katedrales ishte Guri i Shën Gjergjit, prej nga e filloi dragoi luftën kundër së keqes, kundër Kuçedrës. Karnavalet arbëreshe janë madhështore, një përkujtim i figurave mitike të lashta engjëllore.

Veshjet arbëreshe në muze, 320 vjet të vjetra

 Tradita arbëreshe e veshjeve ruhet akoma në festat e arbëreshëve. Secili lokalitet kishte muze, katedrale, biblioteka dhe sheshin qendror me bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.  

Në Marçedhuza – Marceduza, fshat arbëresh ku pak flitet arbërishtja, takuam këto pamje dhe njerëz që me krenari flasin mbi gjakun e tyre arbëresh.  Pamje nga Sheshi Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Në Sheshin Umberto, një mrekulli e veçantë arti; kroin me fontanë i rrethuar me katedrale, muze, shtëpia e Darajve, ku hasem edhe librat e njohura siç ishte “Kënga e sprapsmë e Balës” e shkruar nga Gavill Dara i Ri, pastaj bustin e poetit arbëresh dhe avokatit Frncesco Krispi.

Në Shën Mitër na përcolli Hevzi Nuhiu, skulptor i njohur jo vetëm në Itali. Vizituam Liceun e njohur të shekujve, shtëpinë dhe vend prehjen e eshtrave të De Radës. Një mësim me vlerë për secilin, mbi kolosin e Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada.

Aty studiuan dhe punuan  figura madhore të Kombit: Jeronim De Rada, Zef Serembe, Avni Rrustemi, Luigj Gurakuqi etj.

Jeronim de Rada është figura madhore kombëtare, e përjetësuar në statuja pothuaj në çdo fshat arbëresh. Njëra nga këto, në Lungro, ku mbahet nën drejtimin e tij Kongresi i Dytë i Gjuhës Shqipe, 124 vjet më parë, 20 e 21 shkurt 1897.

 Së bashku me poetin Zef Serembe, shoqëruar nga piktori  madh Hevzi Nuhiu, preshevari i cili jeton në Kalabri, mik e pasues i të madhit Ibrahim Kodra. Takimi me të, historia e tij, rrëfimet e tij rreth mikut të tij Kodra, ishin histori e veçantë që duhet shënuar në historinë tonë.

 

Shkolla

Tekst për mësimi bazik të arbërishtes.

Motive nga vizatimet e nxënësve. Figura e Skënderbeut dhe Flamuri Kombëtar janë të pranishme gjithkund.

Nxënës nga Shkolla Skanderbeg në Hora Arbëreshe të Sicilisë


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI