Uncategorized
“Me deklaratën për laicitet, politika shqiptare do t`i fusë hundët në xhamitë e Zvicrës”!
Mesahli druan, as më pak as më shumë se bëhet fjalë për një “përpjekje që xhamitë e këtushme shqiptare të sillen edhe më shumë në kursin saudit. Dhe arsyen për këtë orientim ajo e sheh në ndikimin në rritje të shteteve arabe në ish Jugosllavi që nga përfundimi i luftërave ballkanike
Një shumicë e madhe e mediave zvicerane kanë shkruar në mënyrë afirmative rreth deklaratës së nënshkruar të hënën në Bernë në të cilën dy bashkësitë islame shqiptare të Zvicrës zotohen për respektim të shtetit të së drejtës dhe për laicitet. Por, gazeta Grechner Zeitung e sheh me dyshim të hapura këtë nënshkrim. “Njohje e shtetit juridik: pakti i çuditshëm i imamit model, Mustafa Memeti” titullohet artikulli i gjatë në të cilin gazeta prezanton qëndrime të palëve të ndryshme rreth deklaratës së përmendur.
“Ai konsiderohet si imam shembullor, liberal, është shprehur madje edhe për ndalimin e burka-s (mbulesës së plotë të gruas): Mustafa Memeti nga Berna është bërë një përfaqësues i dëshiruar i myslimanëve në Zvicër”, thuhet në hyrje të artikullit. Por në vijim, duke iu referuar nënshkrimit të djeshëm gazeta shkruan se ajo që është e habitshme është se Memeti ka nënshkruar krahas Nehat Ismailit, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit është imam në Xhaminë e Bardhë në Aargau dhe kryetar i UISHZ (Unioni i Imamëve Shqiptarë të Zvicrës”.
Dhe pikërisht UISHZ është kritikuar ashpër nga Memeti verën e kaluar. Në “Tages Anzeiger” të 4 qershorit 2016 ai e ka etiketuar UISHZ-në si salafiste dhe që transmeton një islam politik, madje që ka edhe komunikim me qarqe ekstremiste. Përse atëherë Memeti ka nënshkruar një letër të tillë krahas Ismailit?, pyet autori dhe përgjigjet: një sqarim i mundshëm është se mbrapa deklaratës nuk qëndron fare vullneti i mirë i dy imamëve por ish ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj. Dhe në këtë pandehmë gazeta ia jep fjalën kryetares së “Forumit për Islamin progresiv”, Saida Keller-Messahli. Ajo gjithë këtë e shpjegon si një qëllim të qeverive të vendeve prej nga vijnë shqiptarët, përcjell albinfo.ch. “Ata provojnë që të fitojnë fuqi politike mbi qytetarëte organizuar në rreth 100 bashkësi, shoqata islame ose xhami. Shumë ngjashëm me atë si e bën Erdogani”.
Prandaj Mesahli druan, as më pak as më shumë se bëhet fjalë për një “përpjekje që xhamitë e këtushme shqiptare të sillen edhe më shumë në kursin saudit. Dhe arsyen për këtë orientim ajo e sheh në ndikimin në rritje të shteteve arabe në ish Jugosllavi që nga përfundimi i luftërave ballkanike.
Por kështu nuk mendon studiuesi zviceran i islamit, Hansjörg Schmid, i cili është drejtor i Qendrës për Islam dhe Shoqëri në Universitetin e Freiburgut, “Imamët e UISHZ janë shpesh herë më pak konservativë se sa i paraqesin”. Shcmid kontakton me këta imamë para së gjithash në kurset e trajnimit të tyre në institutin që drejton. Ai e argumenton këtë me atë se në këto kurse marrin pjesë në mënyrë masive anëtarët e kryesive të shoqatave të xhamive shqiptare. Nga 61 pjesëmarrës në vikendin e kaluar, 32 kanë qenë shqiptarë ndërsa në një trajnim tjetër kanë marrë pjesë 23 nga gjithsej 40 imamët shqiptarë të Zvicrës. “Ne shohim një transparencë, një hapje të dukshme”, thotë Schmid.
Ndërkohë që Keller-Messahli e quan nënshkrimin e deklaratës “një aksion të orkestruar propagandistik”, Schmid thotë se myslimanët shqiptarë megjithatë kanë bërë një hap drejt përfshirjes në shoqëri dhe krijimit të besimit. Ai thotë: nga pikëpamja ime, UISHZ nuk është aspak salafiste. Dhe mendoj se është gabim që përfaqësuesit e njërës shoqatë shqiptare të konsiderohen si ultrakonservativë dhe ata të shoqate¨s tjetër, si liberalë. Ky është një polarizim i thjeshtë”.
E-Diaspora
-
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime Nga Davosi, Kurti fton investitorët: Kosova në rritje të qëndrueshme ekonomike... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë Parlamenti Evropian hodhi poshtë të mërkurën planet për të lejuar linjat ajrore të kenë vonesa më... -
Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër -
Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë -
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit -
Davos
Këto janë 19 vendet që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Bordin e Paqes












