Lajme

Më lirë me qira apo blerja e një shtëpie në Zvicër

Për ata që mund ta përballojnë atë, blerja e një shtëpie për të jetuar në Zvicër është më e lirë se marrja me qira - veçanërisht për familjet. Ja sa do të kurseni nëse keni mundësi të blini

Një raport i ri ka gjetur që blerja e një shtëpie në Zvicër do t’ju kursejë një shumë të konsiderueshme parash me kalimin e kohës – veçanërisht për familjet, përcjell albinfo.ch.

Raporti, i përgatitur nga Raiffeisen Bank i Zvicrës, tregoi se pavarësisht rritjes së çmimeve të shtëpive – ishte akoma më e lirë të blihej për një kohë të gjatë kur jetonte në Zvicër, shkruan The Local.

Pagesat mesatare të qirave për një apartament 3 – 4,5 dhoma në Zvicër – kur krahasohen me kostot e ripagimit të hipotekës – janë 20 përqind më të larta se blerja e një shtëpie me të njëjtën madhësi mesatarisht.

Studimi gjithashtu merr parasysh kostot e mirëmbajtjes dhe pasojat e taksave, përcjell tutje albinfo.ch.

Studimi zbulon se një nga arsyet kryesore të mospërputhjes së kostos është një kërkesë më e lartë për pronat me qira sesa për pasuritë e paluajtshme.

Një tjetër arsye kryesore që çmimet e pasurive të patundshme janë relativisht të ulëta në Zvicër, është historia e gjatë e vendit për normat e ulëta të interesit, të cilat bëjnë hipotekat më të përballueshme.

Studimi zbuloi se edhe pse blerja është më e lirë se marrja me qira – për ata që mund ta përballojnë atë – çmimet e shtëpive janë ende në rritje.