Lajme
Më në fund aeroporti në duart e turqve
Aeroporti “Adem Jashari” kalon zyrtarisht të hënën nën menaxhimin e konzorciumi turko-francez LIMAK Kosovo International Airport J.S.C.
Ceremonia do të fillojë me fluturimin inaugurues nga kompania ajrore Adria Airways nga Mynihu në aeroport, ku të gjithë udhëtarëve do t’u shpërndahen dhurata simbolike nga ana e koncesionerit.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të huaj.
Konzorciumi turko-francez ishte shpallur fitues për koncesionimin e aeroportit për 20 vitet e ardhshme më 12 gusht të vitit të kaluar, pasi ka i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 për qind të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim.
Ndryshe Republika e Kosovës do të mbajë 100 për qind të pronësisë së pasurive të aeroportit.
Ky konzorcium e ka futur aeroportin në hipotekë në një bankë turke, në emër të një kredie prej 85 milionë eurove.
Ndërkohë që të gjithë 840 punëtorët do të mbahen në punë, nuk do të ketë shkurtime të rrogave, ndërsa këto ditë janë duke u nënshkruar kontrata trevjeçare, me mundësi vazhdimi,
Kryetari i Sindikatës së aeroportit, Sylejman Zeneli ka thënë se modeli i kontratës që kanë sugjeruar sindikata është e bazuar në Ligjin e punës. Të gjitha kërkesat e tyre ai thotë se janë pranuar dhe punëdhënësi i ri këtë model e ka aprovuar.
Prej koncesionerit kërkohet që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar aeroportin, duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturë të re, ku përfshin edhe ndërtimin e një terminali të ri. Gjithashtu nga fituesi kërkohet të operojë me aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë.
Ndryshe, aeroporti pritej të kalonte zyrtarisht nën menaxhimin e konsorciumit turko-francezmë 17 shkurt të këtij viti. Por, koncesionari kishte kërkuar afat shtesë për të përmbushur procedurat e nevojshme për këtë proces.
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik











