Më pak të vdekur në rrugët e Zvicrës
Gjatë vitit 2010 në trafikun e rrugëve në Zvicër kanë humbur jetën 328 persona ose 21 më pak se një vit më parë
Bëhen gjithnjë më të sigurta për qarkullim rrugët e Zvicrës. Ky konstatim mbështetet në statsitikën më të re të Këshillimores për mbrojtje nga aksidentet (BFU) e cila vërteton se gjatë vitit 2010 në trafikun e rrugëve në Zvicër kanë humbur jetën 328 persona ose 21 më pak se një vit më parë.
Ndryshe nga pjesëmarrësit në komunikacion në rrugët automobilistike, këmbësorët gjatë vitit që shkoi kanë pësuar më shumë se në vitin paraprak. Numri i këmbësorëve që kanë humbur jetën në aksidente është rritur nga 60 në 76, njofton këshillimorja në fjalë.
Kjo është arsyeja përse BFU kërkon zvogëlim më konsekuent të shpejtësisë në të gjitha rrugët. Ajo propozon tempon 50 km në orë për rrugët në qytetet edhe fshatra ndërsa tempon 30 për rrugët brenda lagjeve të banuara.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











