Portrete të firmave

Me punën e vet korrekte, “Gani Transport” ka fituar besimin e klientëve

Kompania “Gani Transport”, siç e tregon edhe emri, merret me transport mallrash.

Ndonëse si kompani me këtë emër është themeluar para tetë vitesh, me këtë biznes merren prej 20 vitesh.

Është fjala për një biznes familjar me seli në Dietikon të Cyrihut dhe në Kosovë,  respektivisht në Shirokë të Suharekës.

Albinfo.ch ka biseduar me Albert Berishën, menaxher për import.

Albinfo.ch: Dërgoni më shumë mallra nga Zvicra në Kosovë apo anasjelltas?

Albert Berisha: Kjo varet shumë nga periudha në të cilën gjendemi. Për shembull në sezonin para pushimeve rritet shumë kërkesa që bashkatadhetarët tanë të dërgojnë në drejtim të Kosovës. Kurse nga Kosova për në Zvicër kryesisht në mënyrë të vazhdueshme është e njëjtë, por më trend të rritjes nga viti në vit.

Çka dërgon më shumë diaspora shqiptare?

Albert Berisha: Shumica e dërgesave janë të natyrës së gjërave personale, të cilat dërgohen ose për nevoja personale nga ana e tyre apo donacione për të afërmit e tyre në vendlindje, siç janë psh. televizorë, orendi shtëpiake, rroba dhe gjëra tjera personale. E rëndësishme është që me insistimin e bashkatdhetarëve tanë ka filluar që prodhuesit zviceranë të dërgojnë elemente të prodhimit në Kosovë për përpunim të cilat produkte kthehen prapë në shtetin e Zvicrës. Por e rëndësishme është që përveç ne si transport me këtë natyrë të punës përfitojnë edhe shumë të rinj në Kosovë, pasi që janë hapur shumë vende të punës me rastin e kësaj mundësie.

Kurse nga Kosova çfarë sjellin në Zvicër?

Albert Berisha: Kryesisht materiale të ndërtimit siç janë: dritare, dyer, prodhime të drurit, rroba pune, të cilat prodhohen në Kosovë dhe e mira është që dita ditës këto prodhime po hyjnë fuqishëm në tregun zviceran, gjithashtu edhe cilësia e produkteve në Kosovë po rritet duke ju përshtatur standardeve të shtetit zviceran.

Cilat janë dallimet në çmime që aplikon Dogana e Kosovës dhe ajo e Zvicrës?

Albert Berisha: Kjo varet shumë nga produkti. Janë disa produkte që në Kosovë e kanë bazën doganore shumë më të ulët krahasuar me Zvicrën siç janë: tekstili, plastika, ku të njëjtat produkte Zvicra i vlerëson lartë me bazë doganore etj., kurse në Zvicër psh. prodhimet e drurit kanë bazë shumë të ulët krahasuar me Kosovën.

E rëndësishme është që pas marrëveshjes së MSA-së nga ana e Kosovës, prodhuesit kosovarë të cilët janë të certifikuar si prodhues në Kosovë, për produktet e tyre nuk kanë shpenzime doganore përveç TVSH-së (MwSt), prej 7.7%, kështu që importuesit nga Zvicra përfitojnë shumë nga ky benefit që ndikon direkt në koston e përgjithshme të produktit.

Më shpejt mbërrijnë mallrat nga Kosova apo nga Zvicra shkojnë më shpejt në Kosovë?

Albert Berisha: Kamioni përshkon saktësisht të njëjtën rrugë, por janë shumë rrethana për shkak të të cilave nuk mund të përcaktohet saktësisht çdo itinerar.

Çfarë e dallon kompaninë tuaj të transportit nga kompanitë tjera?

Albert Berisha: Duke shprehur respektin për të gjitha kompanitë që ushtrojnë të njëjtën veprimtari, ne dallimin në mes nesh dhe kompanive tjera konkurruese e vlerësojmë në bazë të komenteve të drejtpërdrejta të marra nga dërguesit dhe pranuesit e materialeve të cilët thuaja kanë përvoja me shumicën e kompanive që kanë natyrë të njëjtë me veprimtarinë tonë.
Duke u nisur nga këto vlerësime të analizuara me shumë kujdes nga ana jonë, që ka në mesin e tyre edhe që na japin vërejtje por gjithsesi ne jemi në një trend shumë të mirë të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve tona dhe gjithashtu inovativë në shërbimet të cilat i realizojmë.
Metoda krahasimore është e vështirë të matet se ku dallojmë por kryesisht nga ajo që u tha më lartë njëra nga pikat kyçe të forta të cilat karakterizojnë punën tonë është shpejtësia e realizimit të transportit dhe metoda e komunikimit duke përfshirë hierarkinë në staf për realizim të shpejtë dhe dhënie të përgjegjësisë.

Sa shpesh brenda javës lëvizin kamionët e kompanisë tuaj në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas?

Albert Berisha: Varësisht prej kërkesave. Nganjëherë kemi nisje çdo ditë në të dyja drejtimet, por kryesisht dy herë në javë është bërë thuajse e zakonshme në çdo periudhë të vitit, duke përjashtuar kohën e pushimeve.

Sa janë të sigurta mallrat gjatë transportimit ?

Albert Berisha: Ne i falënderojmë në mënyrë të veçantë klientët tanë për ndihmën që na japin duke i paketuar dhe duke u kujdesur që dërgesat e tyre të jenë shumë të sigurta dhe të gatshme për transport. Por prapë se prapë ne kemi një staf shumë të specializuar për ri-izolim dhe ri-paketim. Edhe pse është e kushtueshme në vlerë materiale, por kjo është një veçori që na karakterizon ne si Kompani.

Sidoqoftë, transporti ndërkombëtar asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk konsiderohet 100% i sigurt. Është e natyrshme që gjatë rrugës mund të ketë shumë të papritura, por ne i marrim të gjitha masat për këto. Megjithatë edhe nëse ndodhin, ne jemi shumë të përgjegjshëm me klientin tonë për një zgjidhje të pranuar nga të dyja palët.

Gjatë pandemisë ju nuk jeni ndalur asnjëherë. Çka është transportuar më shumë gjatë asaj kohe ?

Albert Berisha: Thuajse të njëjtat produkte të cekura më lartë, vetëm se me kapacitete më të ulëta.

Pse nuk transportoni automjete ?

Albert Berisha: Ne tani më jemi të specializuar në transportin e mallrave të natyrës së punës Cargo, dhe kapaciteti i kujdesit për këtë natyrë të punës duhet të jetë shumë i lartë gjë e cila nuk toleron në asnjë moment humbje të koncentrimit. Ne me kënaqësi i rekomandojmë kompani tjera shqiptare për transportin e makinave, të cilat po ashtu janë duke e kryer me seriozitet këtë lloj transporti.


Biografia e kompanisë Gani Transport

Kompania Ganitransport zyrtarisht është e themeluar në fillim vitin 2013, si një biznes familjar, kurse përvoja jonë në realizimin e kësaj veprimtarie ekziston që afër 20 vite. Tani me zgjerimin e kapaciteteve, ne numërojmë 27 punëtorë. Selia kryesore gjendet në Giessenstrasse 11, 8953 Dietikon/ Zürich dhe filiali në Kosovë: Zona Industriale/Suharekë

Pse e keni quajtur Ganitransport kompaninë tuaj ?

Natyra e biznesit të krijuar me bazë familjare, ku ndikimin e drejtpërdrejt ideor, financiar duke ja shtuar edhe cilësinë bazike si njohës profesional të kësaj natyre të punës të z. Gani Berisha dhe roli i tij në cilësinë e kryefamiljarit, ka bërë që ne të vendosim për emërtimin e kompanisë.
Sot GaniTransport është bërë një markë e njohur në të gjitha komunitetet që jetojnë në Zvicër dhe Kosovë, të cilët kanë interes për transport Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas.

/Shkrim i sponzorizuar/

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI