Shkurt.ch
Më shumë aksidente trafiku, më pak viktima
Statistikat e aksidenteve me pasoja fatale kanë shënuar rënie për 14.81% në numrin e personave që kanë humbur jetën, krahasuar me numrin e njëjtë të periudhës të vitit të kaluar
Nesër, më 20 nëntor është Dita Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor. Kosova në këtë pjesë të vitit shënon rritje të numrit të aksidenteve, por për fat numëron më pak të vdekur në krahasim nga viti i kaluar.
Kështu, në periudhën janar- tetor 2016 kanë humbur jetën 92 persona, që krahasuar me vitin e kaluar janë 16 më pak apo 14.81 për qind, ku numri total i aksidenteve për këtë periudhë është 15 mijë e 662 aksidente.
Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, shkruan kosovapress.com.
“Pra, statistikat e aksidenteve me pasoja fatale kanë shënuar rënie për 14.81% në numrin e personave që kanë humbur jetën, krahasuar me numrin e njëjtë të periudhës të vitit të kaluar. Në periudhën janar-tetor 2015, kanë humbur jetën 108 persona, ndërsa në periudhën e njëjtë janar-tetor 2016 kanë humbur jetën 92 persona apo 14.81% më pak, pra, 16 persona më pak kanë humbur jetën në këtë periudhë kohore të këtij viti krahasuar me vitin 2015”, tha Kelani.
Edhe në Qendrën Emergjente në QKUK, gjatë periudhës janar- tetor kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 4 mijë persona. Këtë për KosovaPress e bëri të ditur specialisti i mjekësisë emergjente – reanimatori, Avdush Bajgora.
“Në Qendrën Emergjente prej janarit deri në fund të tetorit kemi pasur gjithsej 4 mijë e 433 persona të përfshirë në fatkeqësi në trafik të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente, prej tyre 16 persona kanë përfunduar me fatalitet do të thotë kanë vdekur. Sipas disa statistikave në Kosovë gjatë këtij viti deri në tetor kanë humbur jetën gjithsej 96 persona, mirëpo një numër i madh i personave diagnostikohen në vend të ngjarjes dhe nuk vijnë, nuk kërkojnë ndihmë në Qendrën Emergjente”, tha Bajgora.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











