Lajme
Më shumë se 100 mijë vetura pa sigurime
Këto makina janë bërë burim potencial i aksidenteve në trafik, por edhe të informalitetit në ekonominë shqiptare
Më shumë se 100 mijë automjete nuk janë siguruar nëpër kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, ndërsa qarkullojnë pandalshëm nëpër rrugët e këtij shteti. Këto makina janë bërë burim potencial i aksidenteve në trafik, por edhe të informalitetit në ekonominë shqiptare.
Të dhënat zyrtare flasin se, numri i makinave të regjistruara është katërfish më shumë, por vetëm 300 mijë prej tyre kanë sigurime, raporton “Vizion plus”.
Autoriteti i mbikëqyrjes financiare ka publikuar hartën gjeografike të sigurimeve, ku peshën kryesore e mbajnë qytetet me numrin më të madh të automjeteve.
Të tilla automjete, që në një pjesë të mirë përdoren nga policët, shpesh herë janë kthyer edhe në burim aksidentesh dhe ky fakt ka bërë që gjyqet për çështje të tilla, të kthehen në maratonë.
Duke iu referuar Kodit Rrugor, penaliteti për mungesë sigurimi nis nga 80 deri në 300 euro gjobë, deri në bllokim automjeti.
Në Shqipëri, ndërkaq vazhdon të jetë një treg i variueshëm sa i përket sigurimeve të automjeteve. Varësisht nga ana e kompanive shkon edhe taksa e sigurimit. Për këtë çështja ka ndërhyrë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka kërkuar nga drejtorët e kompanive të sigurimit për të rregulluar këtë çështje.
Kryetarja e AMF, Enkeleda Shehi kërkoi nga kompanitë që të shohin me kujdes përcaktimin e primeve, ndërkohë që ka bërë me dije se AMF do të ndërhyjë në çdo rast në mënyrë që të ruhen parametrat teknikë të shoqërive.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












