Shkurt.ch
Më shumë se gjysma e të mbyturve në ujë janë të huaj!
"Në vendet prej nga vijnë azilkërkuesit, nuk njihet shumë noti, bërja banjo në ujëra, gjegjësisht kontakti me ujin nuk përbën ndonjë aktivitet shumë të njohur për të kaluar kohën e lirë”. Për këtë arsye, azilkërkuesit nuk mund t`i vlerësojnë në mënyrë të qartë rreziqet e ujërave tanë"
Më shumë se gjysma (26 nga 49) e të mbyturve në ujëra gjatë këtij sezoni veror në Zvicër kanë qenë të huaj, Madje shumica e tyre, azilkërkues. Për të përgatitur më mirë të huajt nga rreziqet e ujit, Shoqata Zvicerane për Shpëtim të Jetëve (SLRG) ka promovuar një metodë të re parandalimi.
Për të pasur qasje më të mirë te të huajt, qofshin ata azilkërkues apo turistë, SLRG pati lancuar këtë vit një fletëpalosje speciale të përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe të ilustruar me pamje të reja, shkruan blick.ch..
Por ajo tashmë ka shkuar një hap më tutje, duke zhvilluar një metodë krejtësisht të re në këtë drejtim. Metoda konsiston në atë që vetë azilkërkuesit të ndihmojnë azilkërkuesit tjerë se si t`i qasen kontaktit me ujin. Në këtë mënyrë do të tejkalohet barriera e komunikimit ndërkulturor dhe ajo gjuhësore, thotë kryetari i SLRG-së, Reto Abächerli.
Kjo ka kuptim, pasi që, sipas tij, “në vendet prej nga vijnë azilkërkuesit, nuk njihet shumë noti, bërja banjo në ujëra, gjegjësisht kontakti me ujin nuk përbën ndonjë aktivitet shumë të njohur për të kaluar kohën e lirë”. Për këtë arsye, azilkërkuesit nuk mund t`i vlerësojnë në mënyrë të qartë rreziqet e ujërave tanëpërcjell albinfo.ch. Sidomos në lumenj shtohen elemente të tilla të rrezikut që edhe për vetë zviceranët janë të vështira për t`u vlerësuar, si rrymimet ose temperatura e ujit, prandaj kjo bëhet shkaktare e aksidenteve.
Sidoqoftë, nëse metoda e re e SLRG-së me të vërtetë do të ndihmojë në uljen e mbytjeve në ujë të të huajve ose jo, mbetet të tregohet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














