Lajme

Më shumë trafik se sa pritej: 14 kilometra kolona para tunelit Gotthard

Në mesditë kolona dhe kështu edhe bllokimi i trafikut, ka arritur në 14 kilometra ndërsa koha e pritjes ishte 2 orë e 20 minuta

Një javë para Pashkëve, kolona të gjata makinash janë formuar përpara portalit verior Gotthard që çon drejt jugut.

Bllokimi i trafikut midis Erstfeld dhe Göschenen (UR) ka vazhduar që nga ora tetë, ndërsa nga ora 10 e mëngjesit kolona tashmë ishte rritur në 12 kilometra. Në mesditë kishte kolona, kështu edhe bllokimi i trafikut ka arritur në 14 kilometra, ndërsa koha e pritjes ishte 2 orë e 20 minuta, raporton srf.ch.

Për shkak të fillimit të sezonit të festave në disa kantone zvicerane dhe disa republika federale gjermane, edhe pritej një bllokim trafiku i ngjashëm me ato të para pandemisë. Megjithatë, kolona prej 12 kilometrash të shtunën pasdite është përtej këtyre pritjeve, thonë në Viasuisse, transmeton albinfo.ch.

Sipas SRF Meteo, për ditët e Pashkëve nga 15 deri më 18 prill 2022 ende priret të jetë mot me presion të lartë. Në veçanti, në anën veriore të Alpeve, mund të ketë luhatje të dobëta të herëpashershme, të cilat mund të sjellin pak shi.

Ndërkaq jugu, i mbrojtur nga Alpet, është mjaft i kursyer nga këto shqetësime, ndonëse edhe atje priten rreshje të pakëta shiu nga e shtuna, transmeton albinfo.ch. Deri të Premten e Madhe (të Pashkëve), vlerat maksimale do të jenë zakonisht mbi 20 gradë, pas së cilës gjasat për reshje rriten dhe temperaturat do të kenë një ulje.