Bota
Me «Swiss» humbin më shumë se 67.580 valixhe në vit
Një teknologji e re së shpejti do të parandalojë humbjen e valixheve gjatë fluturimit. Një i ashtuquajtur chip RFID bën të mundur përcjelljen e bagazheve me një smartphone. Në fillim të vitit shoqata ajrore «Lata» njoftoi se synojnë të pajisnin secilin bagazh me një çip të tillë. Pajisjet gjithëpërfshirëse duhet të fillojnë në fillim të vitit 2020, përcjell albinfo.ch.
Mbi të gjitha, industria e aviacionit shpreson se RFID do të përmirësojë ndjekjen e bagazheve. Kjo teknologji e fundit mund të pritet në Cyrih, Gjenevë dhe Bazel, më së voni në vitin 2022.
Në Zvicër, rreth katër valixhe në 1000 pasagjerë kanë humbur. Me rreth 16,896,233 pasagjerë në vit (numri nga 2017), i bie që rreth 67,585 bagazhe duhet të riorientohen. Në shumicën e rasteve, bagazhi i humbur gjendet dhe dorëzohet brenda 24 orëve. Linja ajrore nuk dëshiron të zbulojë sa shumë ekstra i kushton bagazhi i humbur.
Me RFID, numri i valixheve të gabuara mund të reduktohet me 25 për qind, sipas Andrew Price, kreu i departamentit të bagazheve në linjën ajrore “Lata”.
Ai shpreson se deri në fund të vitit 2020 bagazhet do të pajisen me RFID në gjysmën e të gjitha udhëtimeve të udhëtarëve, tha ai, përcjell albinfo.ch. Në “Lata”, rreth 290 kompani ajrore janë organizuar në 120 vende, të cilat përbëjnë 82 për qind të trafikut ajror.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













