Lajme
Me vende bosh në avion, ulet rreziku i infektimit me COVID-19
Lënia e vendeve të mesme bosh në avion mund të garantojë një zvogëlim të rreziqeve të ekspozimit dhe, si rrjedhojë, infektimit potencial me COVID-19 midis 23 dhe 57%, në varësi të llojit të avionit, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Kansas dhe i botuar nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Studiuesit përdorën simulatorë për të imituar shpejtësinë e lëvizjes së grimcave aerosole të Sars-Cov 2 dhe ngarkesën e mundshme virale të pranishme në vende të ndryshme, në varësi të distancës së udhëtarëve nga individët e infektuar, shkruan Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas studimit, nëse vendet qendrore mbahen bosh nëpër avionë, qoftë me një korridor të vetëm qendror, qoftë me dy korridore, mundësia e ekspozimit ndaj grimcave të virusit në ajër është 23-57% më e ulët, se ajo që do të ndodhte në avionët me vende plotësisht të zëna.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











