Shqipëria
Media australiane shkruan për Rivierën Shqiptare
Pavarësisht rritjes së turizmit, Shqipëria vazhdon të ketë çmime të përballueshme. Një vakt mishi për dy persona, duke përfshirë birrat, kushton 30 dollarë; një kafe rreth 1,50 dollarë dhe 1 byrek, 1 dollar
Me Rivierën e saj verbuese, qytetet e lashta dhe peizazhet spektakulare malore, nuk është çudi që ky vend ballkanik shumë shpejt po shndërrohet në një destinacion i preferuar turistik në Evropë, shkruan Dilvin Yasa në një artikull të botuar në revistën australiane “Escape”.
E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Kroacisë dhe Greqisë, Shqipëria ka një kulturë dhe histori magjepsëse dhe një bukuri natyrore të pacenuar, transmeton albinfo.ch.
Po mendoni të vizitoni Shqipërinë?
Më poshtë kemi renditur disa rekomandime përpara se të nisni udhëtimin tuaj: Monedha zyrtare mund të jetë leku shqiptar, por euro pranohet kudo.
Pavarësisht rritjes së turizmit, Shqipëria vazhdon të ketë çmime të përballueshme. Një vakt mishi për dy persona, duke përfshirë birrat, kushton 30 dollarë; një kafe rreth 1,50 dollarë; dhe 1 byrek 1 dollar.
Shqiptarët janë të ngrohtë dhe mikpritës. Vendi mesdhetar është një destinacion i sigurt – dhe vendasit miqësorë bëjnë gjithçka për t’ju më bërë të ndiheni i mirëpritur.
Ata kanë gjithë kohën e botës për të biseduar me ju, gjithashtu pa pritur asgjë në këmbim.
Gjatë vizitës tuaj në Shqipëri, provoni ushqime si byrek, speca të mbushur, gjethe hardhie të mbushura me oriz, qofte apo spageti me mish të grirë.
Nëse nuk porosisni pjata tradicionale si qengji i pjekur – ju mund të zgjidhni midis të njëjtave pjata në çdo restorant, çdo ditë.
Ushqimin meksikan ose tajlandez, mund ta gjeni vetëm në Tiranë. Ju do të gjeni një ëmbëlsirë specifike për çdo rajon që vizitoni – Kabuni – mish i qengjit i gatuar me oriz, rrush të thatë dhe kanellë, në Krujë dhe Oshaf – qumësht dele, puding fiku dhe kanellë, në Gjirokastër.
Puding orizi, veçanërisht në restorantin “Era” të Tiranës është i shkëlqyer dhe gjerësisht i disponueshëm kudo.
Qytetet e Shqipërisë janë kompakte përfshirë Tiranën dhe lehtësisht të kalueshme. Vishni këpucët tuaja më të rehatshme për ecje dhe vizitoni pikat turistike të vendit. Ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë pasi të ketë mbaruar piku i sezonit veror. Sigurohuni që aventura juaj shqiptare të përfundojë në fund të shtatorit.
Vizitoni vendin e bukur mesdhetar në tetor dhe do të zbuloni qytete kryesisht të qeta turistike pa turma njerëzish.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg Ekspozita, dokumentar dhe muzikë: Kosova prezantohet në Hamburg ... -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














