Kosova
Media austriake: Fryma e rrezikshme e korrigjimit të kufijve duhet të marrë fund
“Pse flitet papritur përsëri për territore dhe jo për njerëzit?,” pyet retorikisht gazetarja Adelheid Wolfl, pas bisedës mes dy presidentëve Vucic dhe Thaçi në Alpbach të Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Dy presidentët nacionalistë Aleksandër Vucic dhe Hashim Thaçi nuk dëshirojnë më të flasin për njerëzit, por për territore, shkruan prestigjiozja austriake “Der Standard”. Kjo është e rrezikshme për gjithë rajonin dhe për vlerat europiane.
“Pse flitet papritur përsëri për territore dhe jo për njerëzit?,” pyet retorikisht gazetarja Adelheid Wolfl, pas bisedës mes dy presidentëve në Alpbach të Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Kjo ide e korrigjimit të territoreve në baza etnike ka sjellë shqetësime në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa mbështetje kundërthënëse ka marrë edhe nga Austria.
Mbi korrigjimin e kufijve veçanërisht të zemëruar janë kosovarët, ku demokracia është shtypur me këmbë dhe Thaçi vepron i vetëm. Për këtë është naive të besohet, se nga e kaluara e tij luftarake nuk do ishte i shantazhuar. Deri tani presidenti nuk ka shumicë parlamentare për korrigjimin e kufijve, ku vetë partiakët e tij janë kundër. Megjithatë vetëm kur vetë plani të zhbëhet, atëherë do jetë larguar fryma e rrezikshme e korrigjimit të kufijve, shkruan në fund e majta austriake.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












