Futboll
Mediat italiane: Ylli i Shqipërisë është Armando Broja
Mediat italiane kanë përzgjedhur “yllin” e secilës prej katër kombëtareve në fjalë në prag të nisjes së EURO 2024
Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse.
Shqipëria ndodhet në Grupin B ose thënë ndryshe në “Grupin e Ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Mediat italiane kanë përzgjedhur “yllin” e secilës prej katër kombëtareve në fjalë në prag të nisjes së EURO 2024, shkruan Supersport, transmeton albinfo.ch.
Ylli i Shqipërisë
Lojtari më i rëndësishëm për Shqipërinë, sipas mediave italiane është sulmuesi Armando Broja. Pavarësisht se nuk kaloi një sezon të mirë mes Chelsea-t dhe Fulham-it në Premier League, trajneri Sylvinho e mori Brojën në Evropian për të arritur sukses në një grup ku Shqipëria konsiderohet si “Hirushja”. Dëmtimi që pësoi në ligament nuk e lejoi Brojën të merrte pjesë në fazën kualifikuese të EURO2024, ndërsa rikthimi në fushë pas dëmtimit nuk ishte emocionues dhe menaxhimi në grup nuk ishte shumë i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për të mos qenë në qendër të projektit të Shqipërisë dhe Sylvinho-s. Madje në Itali ai është duke u ndjekur me shumë interes nga Milan dhe ndoshta e ardhmja e sulmuesit shqiptar mund të jetë në Serie A, me “kuqezinjtë”.
Ylli i Italisë
Lojtari më i mirë i Italisë konsiderohet portieri Gianluigi Donnarumma, i cili prej vitesh është një nga portierët më të mirë në botë dhe vjen në EURO2024 nga një sezon i shkëlqyer në Francë me fanellën e Paris Saint-Germain. 25 vjeç, ai tashmë ka bërë më shumë se 60 paraqitje për Kombëtaren dhe do të shfaqet në Gjermani me shiritin e kapitenit në krah.
Ylli i Spanjës
Mesfushori i Manchester City-t, Rodri do të drejtojë Spanjën në një Kampionat Evropian që i sheh “furitë e kuqe” shumë në formë. Ai është ndër liderët e City-t të Guardiolës dhe ka fituar gjithçka me skuadrën e Manchester-it në vitet e fundit. Ndër sukseset e tij të shumta, një Champions League e fituar si protagonist. Një vit më parë ishte ai që shënoi golin e fitores ndaj Inter-it në finale.
Ylli i Kroacisë
Shumë menduan se ai do të tërhiqej nga Kombëtarja pas Botërorit Katar 2022, ku Kroacia u rendit në vend të tretë, por në vend të kësaj, Luka Modric, futbollisti më i mirë në historinë e futbollit kroat, është ende në qendër të projektit të skuadrës së vendit të tij. 174 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, gjashtë fitore në Champions League me Real Madrid, karriera e tij është histori më vete”.
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













