Kosova
Mediumi zviceran pas përfundimit të procesit të regjistrimit: Popullsia e Kosovës po tkurret
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/05/64662660_highres-550x396.jpg)
Ditën e premte në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe brenda një muaji e gjysmë pritet që autoritetet t’i publikojnë rezultatet preliminare.
Në bazë të disa të dhënave, të cilat janë raportuar tashmë dihet se numri i banorëve rezidentë në Kosovë pritet të jetë diku rreth 1.5 milionë banorë, apo rreth 300 mijë më pak se regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2011.
Kësaj dukurie, mediumi zviceran “Le Matin” i ka kushtuar një artikull me titull “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, transmeton albinfo.ch.
“Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milionë njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën ASK-ja”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Sipas këtij teksti, pavarësisht se procesi hasi në vështirësi, sidomos në zonat e banuara me serbë në pjesën veriore të Kosovës, “procesi u konsiderua i suksesshëm”.
Tutje thuhet se tensioni është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të rregullores së re të BQK-së, sipas së cilës euro-ja është valuta e vetme legjitime në Kosovë, duke ndaluar efektivisht dinarin serb. Si rrjedhojë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ka nxitur përkrahësit e saj që ta bojkotojnë regjistrimin.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane arreston katër britanikë për shkak të shpejtësisë, u konfiskohen makinat Policia kantonale e Cyrihut ndaloi katër shtetas të Mbretërisë së Bashkuar që po kalonin me shpejtësi...
-
Zviceranët po “largohen” nga lajmet, sipas një raporti
-
Vitin e kaluar pati numër rekord bllokimesh trafiku në rrugët e Zvicrës
-
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në Evropë
-
Partia e Gjelbër Zvicerane nis votimin për të detyruar instalimin e paneleve diellore në shtëpi