Sport
Megjithëse humbi, kjo ishte ndeshja më e mirë e Kosovës deri tani
Trajneri dhe futbollistët e Kosovës janë shprehur se ndeshja ndaj Islandës ishte më e mira deri më tani dhe premtojnë lojëra edhe më të mira në të ardhmen
Kosova pësoi humbje nga Islanda 2:1, por tregoi një lojë të mirë dhe ka mundur të marrë së paku një pikë, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Kosovës ka thënë se kjo ishte ndeshja më e mirë deri më tani. “Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë deri më tani. Nuk është se kemi pasur shumë raste si në lojërat e tjera, në këtë lojë patëm edhe një dimension të lojës fizike”, ka thënë Bunjaki pas ndeshjes.
Njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë ishte Valon Berisha. “Kemi luftuar deri në fund dhe kemi treguar karakter. Ishte një prej lojërave më të mira deri më tani”, është shprehur Berisha.
Në këtë ndeshje debutoi Besart Berisha. “Jam i lumtur që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa fat. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, ka theksuar Berisha.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













