Mehmedi me shokë, “të lazdruar”nga ofertat e mëdha
Skuadra zvicerena me traditë, FC Zürich kurrsesi nuk po mundet të dalë nga zona e rrezikut. ish kampionia e shumëfishtë gjatë gjithë sezonit vjeshtor është përballur me rezultatet të dobëta në fushë. Është kritikuar zakonisht trajneri Fischer, por ai nuk është fajtori…
Siç shkruangazeta 20 minuten, duket se është gjetur jo ilaçi por së paku arsyeja e kësaj serie mossuksessesh. Lojtarët e njohur të FCZ, të kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane, duket se e kanë humbur motivin për angazhim. Në mesin e tyre, mbase më i dalluari, është shqiptari nga Tetova, Admir Mehmedi. Veç tij, lojtarët tjerë të “lazdruar” janë edhe Leoni, Guatelli, Djuric, Margairaz, Barmettler, Alphonse dhe Aegerter, Rodriguez dhe Nikçi.
Për Mehmedin, interesim tëqartë ka treguar FC Nürnberg e bundesligës gjermane, ndërsa për Nikçin FC Augsburg i po kësaj lige. në një situatë të tillë, këta lojtarë nuk po munden të gjejnë motivin për të dhënëatë që duhet në ndeshjet e FCZ. Te ata humbet identifikimi me punëdhënësin aktualdhe motivi për punë.
Ndërkohë, shefi sportiv i FC Nürnbergut ka përforcuar edhe njëherë interesimin e tij për Mehmedin, siç shkruajnëmediet gjermane. Kështu, Martin Bader ka thënë në gazetën “Kicker” se “Mehmedi është një lojtar interesant”.
por edhe klube tjera janë të interesuara për shërbimet e futbollistit të kombëtares zvicerane. Mes tyre është edhe klubi anglez Sunderland.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










