Sport
Meraku i Behramit
Valon Behrami ka treguar se atë e kishte kërkuar Juventusi dhe u shpreh se mund të kishte fituar shumë trofe me “Zonjën e Vjetër”
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka treguar se në vitin 2012 Juventusi kishte kërkuar shërbimet e tij, por që nuk ishte lejuar të bashkohej me kampionin aktual të Italisë, përcjell albinfo.ch.
Behrami ka thënë se atë e kërkoi trajneri Antonio Conte. “Ai më kishte thirrur në janarin e vitit 2012 dhe më kishte thënë: ‘Hajde tek Juve, më duhet dikush si ti’. Do të shkoja atje, por Fiorentina nuk më lejoi që të largohem dhe ata e transferuan Padoinin. Nëse do të shkoja atje, do të fitoja disa trofe. Por, edhe me Napolin isha shumë i lumtur, por gabova kur u transferova në Gjermani, ishte një lëvizje e shpejtë”, ka thënë Behrami.
Ai ka vlerësuar lartë Conten, të cilin e ka quajtur trajner lider, që di si të motivojë lojtarët.
Behrami gjithashtu ka thënë se Italia ka një kombëtare shumë të fortë, por nuk duhet të jetë kaq pesimiste. Behrami gjithashtu shtoi se i mungon shumë Italia, derisa tani është i lumtur që është bashkuar ma trajnerin Walter Mazzarri në Watford.
Në fund ai ka folur nëse Zvicra mund të shkojë më larg se Italia. “Synimet tona janë që të kalojmë fazën e grupeve, derisa për italianët nuk do të befasohesha nëse do të shkonin larg”, përfundoi Behrami.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












