Kosova

Mërgata nëpër Evropë shënoi 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës  

Në vazhdën e aktiviteteve kulturore dhe artistike, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përpos shënimit qendror, organizuar nga institucionet e shtetit të Kosovës, përfshirë këtu edhe komunat në Kosovë, që kësaj radhe ishte vërtet një gjallëri festive me shumë aktivitete që u organizuan, dhe që krijoi përshtypjen se kësaj here ishte më festive karshi viteve të mëparëme, sidomos pas pandemisë.

Kështu  festa e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës reflektoi edhe në mërgatë anekënd globit, duke filluar që nga Amerika, Europa, e deri te Australia e largët, organizuar edhe nga përfaqësitë tona diplomatike të akredituara nëpër shtete që na kanë njohur, ku organizuan shënimin e kësaj date të rëndësishme, në forma të ndryshme, përfëshirë këtu në ambasadat dhe korin dipolmatik të Republikës së Kosovës, por edhe shoqatat, ansamblet dhe grupet artistike nëpër shtetet e Europës, si në vendet skandinave, Gjermani, Zvicër, Itali, Kroaci, vendet e Beneluksin, dhe në shumë qendra të tjera të mërgatës sonë nëpër botë.

Dihet mirëfilli se Zvicra ka një mërgatë tejet aktive sa u përket aktiviteteve kulturore, që veprojnë me dakada, andaj kësaj here u organizuan një mori festash në shënimin e 17 shkurtit me rastin e 15-vjetorit të Kosovës si shteti më i ri në botë, që në fakt deri më tani e kanë njohur më se 117 shtete të botës së civilizuar.

Këto aktivitete filluan që në javën e parë të shkurtit, aty – këtu, si në Bernë, për të vijuar në javën që e lamë pas, sidomos në qendra kryesore si në Winterthur, Uster, Lausane, Kreuzlingen, St. Gallen, Zürich, Thun, etj. Prej nga të gjitha këto manifestime iu dedikuan kësaj feste shumë të vecantë për popullin tonë, për t’u kurorizua të gjitha këto, që nga 17, 18 e 19 shkurti, krejt për shkak të vikendit dhe organizimeve të mërgatës sipas kushteve dhe obligimeve të përditshmërisë, sic janë puna, shkolla dhe oraret e tjera të ditëve të punës.

SHKA “Dardania” në Winterthur po ashtu shënoi festën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kësaj radhe pranë një sofre tradicionale!

Pranë sofrës festuan edhe Dardanët e Winterthurit, pavarësinë e Kosovës!

Atmosfera e 17 shkurtit, gjegjësisht 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që filloj pikërisht në mbrëmjen e 17 shkurtit në lokalet e ushtrimeve pranë Shoqërisë Kulturore dhe Artistike Dardania, e cila kishte paraparë që festën e Pavarësisë së Kosovës ta festojë pikërisht më 17 shkurt në ambientet e ushtrimeve dhe para anëtarëve të vet, për shkak të rrethanave të vecanta të hapësirës së kufizuar, dhe obligimeve e përgatitjeve të radhës, kësaj here sic na thanë nga kryesia, të manifestimit të Epopes së UÇK-së, që do të mbahet më 05 mars në Raperswill të St. Gallenit nën organizimin e LVV-së, pika në Obersse, me program kulturor të kësaj vatre të trashëgimisë dhe kulturës sonë, tash e 28 vjet të veprimëtarisë së saj.

Atmosfera festive ishte mbi të gjitha në shënimin e kësaj date me grupin e orkestrës të shoqërisë kulturore, e cila vepron në kuadër të saj, prej nga ishte improvizuar edhe një sofër festive me dekorime festive; si flamujt shtetërorë e kombëtarë, me veshje kombëtare, me ushqime tradicionale, përcjell me valle instrumentale, për të vazhduar kështu me këngë për UÇK-në, për Adem Jasharin, për kurbetin, kënduar nga Ekrem Beqiri, përcjell edhe nga orkestra, për të vazhduar me Hamit Shillovën si veteran i kësaj shoqërie, me këngën për Pavarësinë e Kosovës, për trojet tona, përcjell edhe me disa melodi instrumentale të po këtij mjeshtrit të madh burimor në mërgatë, si që janë me bishnica – gajdja dhe kavallat, si vegla që më tani thuaja se të harruara, sidomos në mërgatë e gjetiu. Krejt kjo u përcoll edhe me një moderim dhe një fjalë rasti për rëndësinë e Pavarëisë së Kosovës, si dhe disa intervista me anëtarët e orkestrës, që do të emetohen në vijim edhe në mediat tona televizive, për nder të shënimit të kësaj date të rëndësishme pranë kësaj qendre kulturore.

Autor i teksti dhe fotove: Shefqet Cakolli