Futboll

Mërgim Vojvoda zgjedh Standardin para Ludogoretsit e Gentit

Negociatat ndërmjet skuadrës së Mouscronit dhe Standardit për mbrojtësin e djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvoda, po shkojnë në drejtim të duhur.

Mbrojtësi që sivjet është paraqitur me skuadrën e Mouscronit në 39 ndeshje, në të gjitha garat, me një gol e një asistim ka kontratë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm në “Le Canonnier”.

Medita raportojnë se 24-vjeçari Vojvoda ka vendosur  t’i bashkohet Standardit para klubeve të Gentit në Belgjikë dhe Ludogoretsit në Bullgari, transmeton albinfo.ch.