Shqipëria
Mërgimtarët largohen të dëshpëruar nga Shqipëria
Vijnë për pushime, por largohen të dëshpëruar. Janë të shumtë ata emigrantë, pritshmëritë e të cilëve kanë qenë shumë të ndryshme nga çfarë përjetojnë realisht në vendin e tyre.
Petriti 50-vjeçar është një prej emigrantëve, i cili prej gati 30 vjetësh punon e jeton në Itali, raporton “Durrësi.al”.
Edhe këtë verë u kthye në Shqipëri tek të afërmit në Elbasan, ku kaloi disa ditë pushimi. Pak para nisjes, përshtypja e parë që të lë është dëshpërimi që ka për të ardhmen e popullit që jeton këtu dhe të vendit të tij, Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Petriti thotë se pak shpresë ka që ta shohë vendin dhe popullin e tij të ecë përpara si popujt e tjerë, ndërsa shembulli i popullit italian është shumë i ndryshëm nga ai shqiptar. “Ka korrupsion, nëse nuk paguan, nuk merr asnjë shërbim në asnjë institucion. Këtu mekaniku bëhet si doktor, e doktori mekanik”, pohon ai.
Të shumta janë rastet pse e kanë bërë pesimist për vendin e tyre. Verën e shkuar polici kufitar në portin e Durrësit i kërkoi 50 euro të afërmes së tij për të mos iu bërë pengesë të kalonte në shtetin italian, ndërsa dispononte të gjitha dokumentet e nevojshme.
Në sytë e tij ka shumë trishtim ndërsa largohet nga vendi, të cilin e do më shumë se çdo vend tjetër. Në Itali ndjehet i huaj, ndërsa në Shqipëri ndjehet dy herë më shumë i huaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













