Zhvillim
Mërgimtarët ndihmojnë shëndetësinë në Mitrovicë
Kontingjenti me ndihma përfshin pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor si: tavolina për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh, si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara
Mërgimtarët shqiptarë të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, vazhdojnë të ndihmojnë në formë të ndryshme në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Norvegji dhe Suedi, të cilët kishin iniciuar mbledhjen e donacionit, Besnik Ramdani dhe Hektor Qyqalla, këto pajisja ua kanë dorëzua drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Vlora Haxhimehmeti, drejtorit të QKMF-së, Sami Kurti dhe kryeshefit të QKMF-së, Vllaznim Hotit.
“Ky donacion do ta ndihmojë shumë punën e institucioneve shëndetësore dhe ua lehtëson jetën personave me aftësi të kufizuara. Pajisjet e dhuruara për QKMF-në dhe për qendrat tjerat të mjekësisë familjare, do të ndikojnë drejtpërdrejt që të ketë shërbime më të mira për pacientët. Dua të shtoj se këto karroca si dhe disa pajisje tjera të rëndësishme, do t’i shpërndajmë edhe nëpër komuna tjera, ku personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për to”, ka thënë drejtoresha Haxhimehmeti.
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptarë në Norvegji, Besnik Ramadani u shpreh të jetë i lumtur që po i ndihmon bashkëkombësit e tij në nevojë dhe shëndetësinë e Mitrovicës.
Vlen të theksohet se ky kontingjent me ndihma nga ky komunitet përfshin pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor si: tavolina të ndryshme për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh, si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”













