Lajme
Mërgimtarët në dializë, duhet t’i caktojnë terminet në QKUK
Shpresa Sllamniku-Syla, shefe e Hemodializës në Prishtinë, ka thënë se zakonisht bëhen terminë nga mërgimtarët të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë kanë nevojë për hemodializë
Bashkatdhetarët kosovarë që jetojnë në Diasporë, por që kanë nevojë për hemodializë, duhet të bëjnë termin në Klinikën e Nefrologjisë, pasi që kjo klinikë nuk ka kapacitet t’i trajtojë menjëherë të gjithë pacientët. Kështu deklarohen mjekët e Klinikës së Nefrologjisë në Prishtinë.
Shpresa Sllamniku-Syla, shefe e Hemodializës në Prishtinë, ka thënë për “Zërin” se zakonisht bëhen terminë nga mërgimtarët të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë kanë nevojë për kryerjen e hemodializës. “Jo të gjithë mund të planifikohen në të njëjtën kohë për shkak të kapaciteteve të Repartit, si dhe numrit të madh të pacientëve kosovarë”, ka thënë Sllamniku-Syla.
Ajo është shprehur se domosdoshmërisht duhet të koordinohen terminët. “Maksimumi një pacienti i lejohet kryerja e hemodializës për tri javë”, është shprehur ajo.
Sllamniku-Syla ka treguar se problemi kryesor është me mungesën e stafit në Hemodializë, andaj edhe detyrohen të bëjnë planifikime strikte.
“Në kohën kur ata vijnë edhe stafi i Dializës planifikon pushimet”, ka thënë ajo.
U.d. drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, Venera Hasanxhekaj, ka treguar se që nga muaji maj kanë filluar të marrin kërkesa për kryerjen e dializave për pacientët nga diaspora.
“Kemi pasur në muajin mars 2 pacientë që ishin këtu dhe morën shërbime. Edhe në prill dhe në maj kishim nga pesë raste”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Klinikës është shprehur se kapacitetet infrastrukturore i ka QKUK-ja për menaxhimin edhe të shumë rasteve të tilla. Por edhe ajo e rikonfirmon se kanë probleme me stafin mjekësor, pasi ardhja e numrit të madh të mërgimtarëve në Dializë bëhet gjatë muajve të verës, kur edhe stafi i QKUK-së është në pushime.
Ka vite që H. N. jeton në Francë, pushimet e tij në Kosovë do t’i aranzhojë jo kur atij i përshtatet, por kur këtë ia referon Qendra e Hemodializës në QKUK. Madje, sivjet ende nuk mund t’i planifikojë pushimet, pasi, siç tha ai, nuk e di nëse datat që do t’i përshtaten atij do të ketë vende të lira për të kryer dializë në QKUK.
57-vjeçari, i cili është me prejardhje nga Skenderaj, ka thënë se është brengë e madhe për të se kur të jetë në Kosovë të ketë të siguruar edhe terminët për dializë.
“Pa pasur të sigurt terminët nuk guxojmë të nisemi. Ne pa dializë nuk mbesim gjallë”, është shprehur ai.
Mërgimtari nga Kosova ka treguar se për një seancë sigurimi i tij paguan shtetin e Kosovës 120 euro. “Pavarësisht kësaj ne nuk mundemi të qëndrojmë sa duam në Kosovë e as t’i planifikojmë seancat kur neve na përshtatet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













