Lajme
Mërgimtarët në Merdare: “Kemi ardhur nga Austria dhe Gjermania vetëm për të votuar”
Mërgimtari, Bejtush Isufi ka marrë rrugën nga Gjermania për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, sot, e diele, transmeton albinfo.ch.
Ai deklaroi se ka bërë 4 mijë km, vajtje-ardhje rrugë vetëm për të votuar.
Mërgimtari bën të ditur se nuk e shfrytëzon të drejtën për të votuar me postë sepse nuk ka besim tek ky proces. Nuk mungoi edhe një thirrje e tij për qeverinë e ardhshme që ta zgjidhë këtë problem.
“Kam ardhur nga Gjermania enkas për të votuar, është hera e parë që votoj. Lus qeverinë e ardhshme që të na mundësojë që përmes postës, ose mes pikave, ambasadave, klubeve, ekipeve të futbollit, në shkolla, shtëpitë e kulturës, të na jepet mundësia për të votuar. Kam bërë 4 mijë km rrugë vajtje-ardhje në këtë borë vetëm e vetëm për të votuar, me postë ka shumë komplikime. Shpesh herë kam marrë pjesë në votime me postë, por nuk kam marrë një konfirmim. Nga frika që do të më humbasë vota, kam ardhur enkas për të votuar”, deklaroi Bejtush Isufi.
Nga ana tjetër, edhe mërgimtarët nga shteti Austriak deklaruan se ata kanë ardhur enkas vetëm për të votuar sot dhe se vota në mënyre fizke është më e besushme për ta.
Në pikën kufitare në Merdare, shihet një numër i konsiderueshëm i veturave të cilët janë duke u larguar edhe nga Kosova, duke u nisur në vendet përkatëse që jetojnë dhe disa prej tyre janë shprehur që kanë ardhur enkas për të votuar.
“Kam ardh për me votu nga Austria”, u shpreh njëri nga mërgimtarët. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













