E-Diaspora
Mërgimtari, Migranti dhe Analfabeti!
Mërgimtarët janë të mirëseardhur vetëm të sjellin miliarda në vit, t`u ndërtojnë vëllezërve e motrave shtëpia, të dërgojnë para sa herë që dikush nga ju është i sëmurë ose ka nevojë për shkollim, besa edhe udhëtim. Por, ata nuk janë të mirëseardhur të votojnë, të sjellin eksperiencën e tyre nga shtete që funksionojnë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2019/10/fitore-vata-ok-560x396.jpg)
Kur Meliza Krasniqi dy vjet me parë volli publikisht urrejtjen e saj ndaj mërgimtarëve, hapi rrugën për të gjithë ata që fshehurazi gurbetçarin e kishin bërë dash kurbani. Zhvillimin e kësaj urrejtje kisha vite që e vëzhgoja dhe postimi i Melizës më gëzoi jashtë mase, sepse ishte ajo që tregoi guxim dhe shpalosi urrejtjen e fshehur nën tavolinat e pallateve të Kosovës – të ndërtuara nga perla djerse të mërgimtarëve.
U gëzova edhe për një fakt tjetër, sepse ka ardhur koha që mërgimtari ta kuptojë që viktima e jetuar gabimisht që bëri për vendlindje qysh nga vitet e 70-ta, duhet të përfundojë. Nëna ime kur isha e vogël më thoshte shpesh: „Bija ime, kurrë mos e ledhato askend deri në bezdisje“. Babi im në tjetrën anë na mësonte se nëse do të humbasësh një njeri, jepi para. Këto dy fenomene ndodhën me mërgimtarët. Ata, o të dashur urrejtje-nxitës ju kanë ledhatuar dhe ndihmuar aq shumë sa që ju ndieni bezdisje kur ata shprehin vullnetin për të dhënë votën për të mirën e Kosovës.
Mërgimtarët janë të mirëseardhur vetëm të sjellin miliarda në vit, t`u ndërtojnë vëllezërve e motrave shtëpia, të dërgojnë para sa herë që dikush nga ju është i sëmurë ose ka nevojë për shkollim, besa edhe udhëtim. Por ata nuk janë të mirëseardhur të votojnë, të sjellin eksperiencën e tyre nga shtete që funksionojnë. Jo, sepse ata i quani ju analfabetë. Nuk keni faj ju. Jo. Kanë faj mërgimtarët që çdo mundësi për të kursyer e shfrytëzojnë për ju, në vend se të mësojnë alfabetin që as ju vet nuk e dini.
Por kush janë ata që po nxisin urrejtje ndaj mërgimtarëve? Kush janë ata që janë të bezdisur nga prezenca e mërgimtarëve? Janë ata që po e dëgjojnë ditë e më qartë tik-takun e akrepave të orës së korrupcionit që ia mundësonte pasurinë që gëzojnë sot. Janë ata që nuk po i lëshojnë këmbët e karrigeve druri plot krimba të ushqyer nga gënjeshtrat e bëra popullit të lodhur nga hajnia. Janë ata që po e ndiejnë forcën e të shtypurit. Janë ata kokëboshët që ia kanë frikë kokës plot potencial. Janë ata që nuk po mbështeten më nga daja, halla e tezja mërgimtarë. Janë ata anti-Albinasët që nuk e duan të mirën e Kosovës por vetëm interesat e tyre.
E ju disa mërgimtarë verë e dimri që shkoni në Kosovë me makina të tymosura kredi. Nuk ju duam me makina BMW, Ferrari e Porsche. Ju duam të shkolluar, modestë dhe të lexuar. Të integruarit e të shkolluarit në vende të huaja, janë patriotë të vërtetë. Shikone këtë urrejtje që ditë e më shumë po shpaloset si një mundësi për t’u zgjuar nga ankthi i viktimës.
Fitore Vata
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n