Kosova

Mërgimtari ndihmon klubin e Kosovës

Është vetë skuadra vushtrriase që ka njoftuar për ndihmën që i ka dhënë mërgimtari, i cili jeton në Gjermani, derisa më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë në formë të ndryshme në vendlindje në shumë fusha, madje, edhe në sport.

Klubi i hendbollit Vushtrria ishte në gjendje shumë të rëndë, madje pranë shuarjes, kurse këtë klub e ka ndihmuar Ilir Mulaku, duke dhënë materiale për klubin në vlerë prej një mijë euro, shkruan albinfo.ch.

Është vetë skuadra vushtrriase që ka njoftuar për ndihmën që i ka dhënë mërgimtari, i cili jeton në Gjermani, derisa më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre.

“Iliri i cili tani jeton dhe është biznesmen i suksesshëm në Gjermani me rastin e vizitës së tij në Vushtrri i dhuroi kubit dy garnitura ndërresash dhe një garniturë tuta sportive për ekipin e parë në vlere prej 1000 euro”, thuhet në njoftim.